Zhapaj: MA të bëjë një strategji kombëtare se ku mund të fillojë mësimi real dhe ku ai online

Zhapaj: MA të bëjë një strategji kombëtare se ku mund të fillojë mësimi real dhe ku ai online

Me afrimin e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, shtohen edhe dilemat nëse do të duhej ose jo në këto kushte të fillojë procesi i ri mësimor. I ftuar në edicionin e lajmeve në studion e TvT, eksperti i çështjeve të arsimit, Albano Zhapaj, u shpreh skeptik se deri më tani, Ministria e Arsimit nuk ka dalë me një strategji efikase për mënyrën e funksionimit të procesit arsimor dhe që sipas tij, një mungesë e tillë është më shumë se një dështim.

“Ministria e Arsimit duhet të mbledhë urgjentisht specialistët dhe të bëjë një strategji kombëtare, të jetë në dyzim, gjysmë të mbahet mësimi në prezencë, të tjerat të bëhen online aty ku ka mundësi”.

Duke e parë si një dështim procedurën e mësimit online, z.Zhapaj thotë se është mëse e nevojshme që të identifikohen përmes MA shkollat në tërë vendin, të cilat kanë mundësi për shkak të numrit të ulët të nxënësve, të praktikojnë mësimin në klasë dhe jo atë online.

Të identifikohen urgjentisht shkollat ku mundtë të bëhet mësimi i lirë, në shkollat e tjera të bëhet mësim i ndarë, po ashtu duhet të vihen në dispozicion mjekë në çdo shkollë, duhen figura profesionale që të monitorojnë grumbullimet, përndryshe do të gjendemi përballë faktit se nëse hapemi,  do të kemi grumbullime në oborre shkollash, ku virusi do të përcillet më lehtë. Nëse e bëjnë mësimin online, atëherë e paralajmëroj si dështim total”.

Në analizën e tij, eksperti i arsimit thotë se duke qenë se sistemi parauniversitar është së pari edukim dhe jo transmetim direkt dijesh, ai numëron faktin se cilat kategori nxënësish janë më të “rrezikuarit” për të dështuar më shumë se të tjerët nga mësimi online.

“Kategoritë që do ta ndiejnë më shumë janë fëmijët e klasëve të para, të cilat cilësohen më të prekurat. Ata duhet të mësojnë rregullat e para të socializimit, shkronjat, numrat, dhe vetëm ta imagjinosh sa është e trishtë se si një fëmijë i klasës së parë bën mësim online, pastaj kanë vështirësi klasa e gjashtë, sepse këta fëmijë nga një mësues, do të përballen me shumë mësues, dhe ku do t'i njohin ata online, më pas gjimnazet, vitet e para, të cilat dalin nga një cikël i ri dhe hyjnë në një tjetër të ri, dhe në fund matura shtetërore, do të marrë goditje përfundimtare me mangësi dijesh dhe do të përballet me nota të ulëta”.

 Sipas ekspertit të arsimit, Ministria e Arsimit, megjithëse ka botuar urdhrin për strukturën e procesit të ri arsimor, deri më tani, nuk ka bërë të ditur mënyrat e zhvillimit dhe menaxhimit të këtij procesi në kohë pandemie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy