
E ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN tv, ekonomistja Irena Beqiraj, preku temën aq të ndjeshme që ka të bëj me krijimin e një figurë të denjë të femrës shqiptare sot.
Në opinionin e saj, Beqiraj, ndau mendimin se të kesh sot një trup e mendje të bukur, duhet ta ushtrosh atë.
Shkrimi që kam bërë janë mendime të mia për momentin ka dal për herë të parë në momentin që gjykatësja bënte atë ecjen me atë performancen e saj që tregonte hiret e saj në gjykatë.
Dhe po të shikosh më shumë sesa për vajzat e show bizit, ai shkrim ishte për gratë e parlamentit, për gjykatëset, për gratë e institucioneve, vlerat e të cilave duhet të ndahen atje, nuk është domosdoshmërisht bukuria, por atje duhet ti mbaj në fakt profesionaliteti, atje duhet ti mbajë marrëdhënia e drejtë që kanë më veten, që kanë më paranë, që kanë me ambientin, por me mbi të gjitha që kanë më pamjen e tyre.
Të kesh një trup të bukur, duhet të ushtrohesh, të kesh një mendje të bukur duhet të ushtrohesh, sepse natyra ta jep, por prap duhet ta mbash. Të gjitha këto duan mund dhe djersë.
Sipas Beqiraj, sot po u servirim vajzave “suksesin: e fytyrave të Instagramit, dhe se ato po largohen nga përpjekja për të qenë ndryshe nga gratë e tjera.
Dhe tani ne po u servirim vajzave tona suksesin e asaj që atë e quaj “fytyra e Instagramit” të gjitha njësoj, dhe në fakt po i rrisim në kangjellat e një vulgariteti të madh duke i larguar përfundimisht nga përpjekja për të qenë unike, për të ofruar diçka ndryshe nga gratë e tjera apo nga shoqëria.



