Paga mesatare 900 euro, Golemi: Rritje jo e shëndetshme për tregun e punës, mungon analiza si po vendoset hierarkia e re

Paga mesatare 900 euro, Golemi: Rritje jo e shëndetshme për tregun e punës, mungon analiza si po vendoset hierarkia e re

Elivar Golemi, eksperte financash deklaroi  përmes një lidhje “Skype” me studion e “ MCN Economy” se rritja e pagës mesatare në 900 euro që po propozohet për administratën shtetërore është e pashëndetshme për tregun e punës. Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Golemi tha se nuk ka një analizë si po vendoset hierarkia e re.

Kjo rritje që dhe vetë qeveria po e  quan reformë është rritje aspak normale në një ekonomi të shëndetshme. Ajo rritje që po propozohet është më e lartë se rritja qe ka pasur paga  në vitet 2014-2022. Rritja nuk është e shëndetshme për tregun e  punës. Deri në 2022 kemi pasur hendek mes administratës publike dhe sektorit privat, kuptohet që ka informalitet dhe pagat reale mund të mos jenë ato që publikohen. Hendeku është 30% . Njerëzit janë të motivuar të gjejnë punë në administratën publike. Kemi fryrje të administratës përkundrejt një rritje modeste të të punësuarve në tregun privat.

A do ketë rritje dhe në tregun privat? Po sepse sapo është bërë propozimi ka filluar dhe presioni në kompani të ndryshme ku shumë punonjës kërkojnë rritje page dhe bëjnë presion për t’u larguar për të gjetur një punë më të mirë. Kjo është ndjerë dhe në rritjen e pagës në 2022. A ndikohet kjo vetëm në rritjen e pagës në administratë? Në 2016-2017 kur ka pasur rritje në administratë nuk ka sjellë rritje në sektorin privat. Hendeku ka ardhur duke u rritur deri në 2022.

Hierarkia e pagave duket sikur është lënë për vite në harrese dhe sot jemi kujtuar se kemi një kategori pagash në administratë që janë më të larta se paga e Presidentit. Ligji i 2006 përcaktohet se më e larta është ajo e Presidentit. Por rishikimi i ligjit ka bërë të ndryshonin pagat. Reforma në Drejtësi ka bërë që paga e disa magjistratëve është më e lartë se ajo e presidentit. Po të lexojmë shpjegimin e  ministres duket se kjo është arsyeja pse po vendoset paga më e lartë e presidentit për të mos ulur pagat e drejtësisë, por për të ruajtur hierarkinë. Dhe ligji i ri nuk ka përkufizim, minimum dhe maksimum. Jo domosdoshmërisht të gjitha pozicionet do të rriten. Pagat e deputetëve nuk do të rriten. Është ulur në raport përkundrejt pagës së Presidenti. Ligji i 2006 nuk ka pasur analizë, por dhe tani nuk po gjejnë analizë si po vendoset kjo hierarki dhe sa e bazuar është në tregues ekonomik një vendosje e tillë e hierarkisë.

Nuk bëhet fjalë për shërbime specifike, por për rrogën mesatare. Ajo  që ka ndodhur në vendin tonë, kur bëhet fjalë për shërbime specifike ato prokurohet. AKSHI ka prokuruar shërbime nga jashtë.

A mund të rritet paga mesatare nga 530 euro në 900 euro. Pse duhet të shprehen këto shifra në euro, kur kemi një monedhë vendase. Paga e shprehur në euro rritet në mënyrë fiktive.

Sa bën sens të rritet brenda dy vite t’i faturohen  buxhetit të shteti me 50% , 40 miliardë lekë. Pse kjo reformë duhet të bëhet në mes të vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy