
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se reforma në drejtësi u la të merrej në dorë nga një parti e vetme dhe për rrjedhojë tani konkurrenca e vetme është mes Edi Ramës dhe amerikanëve.
Duke folur për raportet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, Abilekaj tha se Bllako e kthyen me helikopter nga arratia pas deklaratës së ambasadës.
Ndërhyrja amerikane në drejtësi nuk është aq e panevojshme. Kemi pasur një drejtësi që ishte e varur nga 1-2-3 forca politike, një drejtësi që ishte e korruptuar dhe nuk ndëshkonte asnjë politikan. Ne këtë drejtësi kishim. Në 2001-2022 u bë Prokuroria e Krimeve të rënda, dhe kjo që dështoi ishte prodhim amerikan, se mekanizmat e drejtësisë ishin të varura nga parlamenti. U menduar që Reforma e re të mos varej nga Parlamenti, por të ketë mekanizëm vetërregullues, që Parlamenti të ketë sa më pak të drejta. Pra krijoi një mekanizëm vetërregullues Reforma në Drejtësi. Sistemi i vetërregullimit e kanë të gjitha vendet botës. Një element që duhej bërë. Amerikanët që ishin sponsor kryesor nuk mund t’ia varnin mëlçitë në qafë ujqërve. Kjo është ndihmë që këtë sistem të vetërregulluar ta ndihmojë dikush nga jashtë. Kjo s’është gjë e keqe.
Reforma në drejtësi u la të merrej në dorë nga një parti e vetme. Konkurrenca në reformën në drejtësi është mes është mes Ramës dhe amerikanëve. Deri tani ka fituar Rama, pasi kryetarin e SPAK e vuri Rama. Dosjet e mëdha kanë dështuar. E larguan Bllakon, me forcat operacionale e çuan në Kosovë. Doli ambasada dhe tha që nëse largohet do ju fajësoj juve, dhe e kthyen me helikopter.



