Bastet e paligjshme/ Bregu: Ligji është në fuqi, kompanitë nuk janë gati të paguajnë. Të ishte rregulluar para tetë muajsh (VIDEO)

Bastet e paligjshme/ Bregu: Ligji është në fuqi, kompanitë nuk janë gati të paguajnë. Të ishte rregulluar para tetë muajsh (VIDEO)

29 personat u arrestuan pas një operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".

Gjatë këtij operacioni janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Këtë aksion, gazetari i kronikës Sokol Bregu, në një analizë për ‘MCN Lajme’ e konsideron fillimisht si të panevojshëm për faktin se ato do duhej të ishin rihapur ligjërisht prej kohesh por kompanitë e basteve nuk kanë çuar kërkesat e tyre, për faktin e mos pagesës së taksave ndaj shtetit.

Duke e konsideruar një histori të panevojshme atë që po ndodh në Shqipëri këtë, sepse do dihej të ishin hapur prej kohësh operatorët duhet të kishin çuar kërkesat e tyre sepse ligji për Lojërat e Fatit për ta sjell serish bastet online si të ligjshme, ka dal prej kohësh.

Nëse mendojnë se do ta ndalin në këtë lloj forme, në të zezë dhe për të mos paguar taksat mendoj se kjo do të ketë pasoja të madh, sepse arrestimet janë të shumta, pothuajse ka çdo ditë një arrestime për baste të paligjshme, siç ishte kjo e sotmja më e madhja me rreth 30 të arrestuar, të gjithë të rinj nga mosha 25-40 vjeç.

Lojërat online janë një ves, problem social, por dalin jashtë kontrollit, ato bashkëjetojnë me njeriun dhe nuk kanë lindur këtu, janë në të gjithë botën. Por ato u ndalen u rihapën prap, nëse do të vazhdojnë me tregun e zi, problemet sociale do të vazhdojnë të rriten.

Sipas gazetarit Bregu, tregu ligjor i basteve sportive do duhej të ishte rregulluar tetë muaj më përpara qëkur kryeministri e çoi në Parlament.

Por ‘defekti’ sipas tij qëndron në faktin se ligjërisht kemi në fuqi baste online por jo edhe kompaninë  e parë të ligjshme.

Duhet të ishte rregulluar këtu e tetë vjet më përpara që kur kryeministri e çoi në parlament dhe parlamenti e kaloi dhe i rivuri sërish bastet online.

Operatorët në treg, ata që mendojnë se do ta shtojnë edhe ca kohe dhe nuk mund të paguajnë për të mospaguar ato taksa ndaj shtetit, mendoj se do të ketë problematikat e tyre.

I kemi bastet online në fuqi si të ligjshme por ende nuk kemi kompaninë e parë të ligjshëm dhe të gjitha janë të paligjshme.

Sepse operatorët nuk janë të gatshëm të paguajnë, se janë të paligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy