Kim Jong-Un paralajmërim të frikshëm Japonisë: Po mbështetët Trump-in, ju çoj në fund të detit

Kim Jong-Un paralajmërim të frikshëm Japonisë: Po mbështetët Trump-in, ju çoj në fund të detit

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka paralajmëruar Japoninë se “do të hidhet në fund të detit” nëse nuk denoncon SHBA-në kur Donald Trump t’i bëjë vizitë të hënën.

Kim lëshoi raketa mbi Japoni në muajin shtator dhe ekziston frika se ai mund ta bëjë sërish të njëjtën gjë kur Trump të jetë në këtë shtet.

Kryeministri i rizgjedhur japonez Shizo Abe u zotua se do ta vendosë në rend dite të bisedimeve me Donald Trump, çështjen e kërcënimeve të Koresë së Veriut, shkruan Daily Star.

Kjo deklaratë erdhi pas zbulimit të djeshëm nga frika se Koreja mund të ketë në plan diçka në momentin që Presidenti i SHBA do të jetë atje.

Gjithashtu ka dyshime se Kim Jong Un mund të jetë duke përgatitur raketat e tij “Juche Bird”, për të cilat ka folur nëpërmjet gazetës propagandistike “Rodong Sinmun”.

“Tragjik është fakti që Shinzo Abe po vë të ardhmen e Japonisë dhe jetën e njerëzve të vendit në rrezik. Nëse ata i bashkohen ideve të çmendura të Donald Trump, do t’i shohin ishujt e tyre në fund të detit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy