Energjia, Duleviç: Borxhet e institucioneve mbi 156 miliardë lekë, në 2023 duhen investime të reja në rrjet (VIDEO)

Energjia, Duleviç: Borxhet e institucioneve mbi 156 miliardë lekë, në 2023 duhen investime të reja në rrjet (VIDEO)

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç thotë se për sektorin energjetik viti që po mbyllet, paraqitet një vit jo fort i mirë sa i takon financave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, pasi janë marrë nga buxheti rreth 400 milionë euro.

Duke folur për MCN Live, Duleviç tha se kjo shifër është shumë e lartë për KESH për të cilën tha se që ka borxhe të akumuuara në institucione të tjera.

Ajo që duhet thënë përveç krizës që ka kapluar vendin, një çështje shumë e rëndësishme për tu thënë janë dhe borxhet që kanë institucionet me njëra-tjetrën, borxhi arrin mbi 156 miliardë lekë përveç 400 milionë eurove që janë marrë nga buxheti i shtetit për blerjen e energjisë.

Kjo i ka rënduar së tepërmi financat e KESH, çka përkthehet në mungesë investimesh në rrjetin e shpërndarjes dhe transmetimit në tërësi.

Në ditët e fundit KESH ka arkëtuar 24 milionë euro, që janë shumë pak krahasuar me energjinë që ka blerë.

Pritet që viti i ardhshëm të ketë mungesë fondesh për investime në rrjet për uljen e humbjeve dhe do jetë i vështirë për sektorin elektronenergjetik.

Ndër të tjera Duleviç tha se bursa e energjisë është shtyrë dhe pritet që të jetë funksionale në mars të vitit 2023.

Eksperti i energjisë shtoi më tej se nga qeveria shqiptare mblidhet një taksë solidaritati për tre prodhuesit e mëdhenj, ose më saktë për kompanitë private që e sheshin energjinë të pavarur në bursë.

Këto kompanitë arritën marrëveshje që 50% të fitimit mbi 72 euro, t’ia japin shtetit në formën e një takse solidariteti.

Këta prodhues i kanë shumëfishuar fitimet e tyre, plus mbrojtjen që kanë pasur nga ana e qeverisë.

Kemi dhe prodhues të vegjël privat dhe në kuadrin e kësaj nisme, nuk do jetë e largët dita kur do taksohen dhe prodhuesit e vegjël.

Këta kanë peshë të rëndësishme se periudhën e fundit kanë mbuluar 43% të nevojave të energjisë. Por nëse do përfshihen në taksë, do preken shumë, për shkak se nuk e shesin vetë në bursë, por ia shesin KESH.

Nëse do dalin në treg të lirë, do përfshihen si prodhues të mëdhenj dhe do ua marrë shteti, ndaj nuk iu intereson.

Në momentin që do dalin në treg të lirë dhe do arkëtojnë fitime të mëdha për shkak të tregut, patjetër që do japin një kontribut.

Se është thënë se kjo taksa e solidaritetit do shkojë për abonentët familjarë që mos t’u rritet çmimi i energjisë elektrike. Ka pasur kërkesë nga vetë prodhuesit që të dalin në treg të lirë, por nuk u finalizua.

Nëse do prishet kjo kontratë, patjetër që do përfshihen tek taksa e solidaritetit. Ajo që duhet bërë për 2023, duhet dhënë fokus edhe për investimet e reja në rrjet, kryesisht në rrjetin e shpërndarjes.

Se shpërndarja është shumë mbrapa dhe ka nevojë për investime madhore, në mënyrë që të ulen humbjet për energjinë, që shkojnë mbi 20%.

Është marrë dhe në Bashkimin Europian së fundmi taksa e solidaritetit, por kryesisht për energjinë e rionvueshme.

Është nismë e importuar nga BE, duke qenë se jemi në krizë dhe kriza duhet shpërndarë.

Ai ngriti si shqetësim se në asnjë dalje të përfaqësuesve të qeverisë nuk është parë që të thuhet se kur do jetë funksional TEC-i i Vlorës.

Çfarë do të ndodhë me TEC-in e Vlorës, a do jetë ndonjë ditë funksional? Se nuk ka punuar asnjë ditë të vetme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy