Greqi, 30-vjeçari shqiptar qëllohet 7 herë me thikë

Greqi, 30-vjeçari shqiptar qëllohet 7 herë me thikë

Një 30-vjeçar shqiptar është qëlluar shtatë herë me thikë në ditën e Krishtlindjes. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ndërsa sipas mediave fqinje ai ndodhet ne rrezik për jetën.

I plagosuri mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga policia nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Therissos, Heraklion.

Policia mori njoftim për ngjarjen në orën 18:00 të ditës së djeshme. Një grup personash u përleshën me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre sulmoi të riun shqiptar dhe menjëherë u largua nga vendngjarja.

I plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe u mor menjëherë me ambulancë për t’u dërguar në spitalin e Venizelios. Atje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por gjendja e tij vijon të mbetet e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy