
Një 43-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali në një aksident teksa kthehej nga puna në shtëpi. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në komunën e Vareses, në Liguria.
Deli Mertini, 43 vjeç, ka qenë duke u kthyer nga puna me traktor, kur ka humbur kontrollin e mjetit, i cili është përmbysur. Ai është gjetur i vdekur mbrëmë në orën 22:00.
Për shkak të rrotullimit të mjetit në një terren zbritës, trupi i tij është gjetur i ndarë nga koka.
Mertini jetonte prej vitesh në Tornolo, Parma, ku punonte në agrikulturë.



