
Një protestë po zhvillohet sot në Kosovë, ku veteranët e luftës janë mbledhur para Kuvendit duke brohoritur “UÇK”.
Ata kundërshtojnë kundër projektligjit për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës.
Mediat e Kosovës raportojnë se veteranët e UÇK kanë hyrë brenda oborrit të Kuvendit. Ata kanë shtyrë policinë që ka krijuar një kordon.



