
Pushimet verore jashtë shtetit janë "jashtëzakonisht të pamundura" për shkak të rrezikut të varianteve të reja që sjellin udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu ka deklaruar një shkencëtar i një organi këshillues të qeverisë së Britanisë.
Mbretëria e Bashkuar përballet me një "rrezik real" nëse njerëzit udhëtojnë jashtë vendit, tha Dr Mike Tildesley. Pushimet e huaja aktualisht nuk lejohen dhe udhëtarët që kthehen duhet të bëjnë karantinë.
Sekretari i Transportit Grant Shapps tha se ishte "shumë herët për të treguar" kur do të lejoheshin pushimet jashtë vendit.
Sipas udhërrëfyesit aktual për lehtësimin e kufizimeve, data më e hershme që njerëzit në Angli mund të pushojnë jashtë vendit do të ishte 17 maji. Njerëzit aktualisht mund të udhëtojnë jashtë vendit për një numër të kufizuar arsyesh, të tilla si arsimimi ose puna, me këdo që duhet të plotësojë një formular "Deklarata për të Udhëtuar" ku thuhet një arsye e vlefshme për largimin nga vendi.



