OSBE publikon raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit: Mund të kontestohen

OSBE publikon raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit: Mund të kontestohen

Përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri kanë zhvilluar në intervalin treditor 19-21 mars një mision vëzhgues për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nga konkluzionet të cilat kanë dalur në raportin e misionit të vlerësimit të situatës politike, të kornizës legjislative zgjedhore dhe të të gjitha hallkave të sistemit elektoral, vëzhguesit e OSBE-së janë shprehur se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve kontribuon në mungesën e besimit të vazhdueshëm në procesin zgjedhor.

Gjithashtu në raport thuhet se zgjedhjet mund te kontestohen . "Deri në 2 mars, numri i votuesve të regjistruar janë 3.5 milionë. Zgjedhjet mund të kontestohen nga kandidatë të nominuar nga partitë politike apo koalicionet ose grupe votuesish. Nominimi i kandidatëve po vijon dhe pritet të mbyllet më 13 maj. Asnjë nga interlokutorët e ODIHR nuk kanë shprehur shqetësim për regjistrimin e kandidatëve."

Raporti vëren dhe shqetësimet serioze: "Opozita ka refuzuar të emërojë kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ, duke sjellë çekuilibrim politik të tyre. Kjo ka ndikuar prej kohësh besueshmërinë e institucioneve të menaxhimit për shkak të perceptimit të politizimit të tyre, ndërkohë shumë vëzhgues të ODIHR-it kanë ngritur shqetësime serioze gjatë ditës së votimit, sidomos me numërimin e votave."

ODHIR raporton se do kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dërgimi e 22 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër, për të ndjekur procesin zgjedhor. 

"Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e vota dhe nxjerrjen e rezultateve. Na janë kërkuar vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Instituticionet shtetërore njoftuan se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent,"-thuhet në raport.

OSBE-ODHIR nuk hodhi poshtë mundësinë e ndryshimeve në legjislacion para zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy