Meta: Kur ngrihet populli, vendoset llogaridhënia! Rama është mësuar t’ua fusë shokëve, radhën e ka Arbeni

Meta: Kur ngrihet populli, vendoset llogaridhënia! Rama është mësuar t’ua fusë shokëve, radhën e ka Arbeni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës para Parlamentit, deklaroi se Edi Rama do të ikë njëherë e përgjithmonë së bashku me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se çdo pushtues i huaj.

Ai tha se ka pasur pushtues që kanë lënë disa vepra të mira në këtë vend, ndërsa “ky sekt” bastardësh vetëm dëme i ka bërë vendit tonë, shtetit tonë dhe interesit tonë kombëtar.

Meta kujtoi se vjen nga Partia Socialiste se socialistët që e dëgjojnë e dinë shumë mirë një histori që iu tregoi, se si shpjegohet që u katandis Parlamenti ku përjashtohet profesor Edmond Spaho, profesor Tritan Shehu dhe tërë ato gra e deputetë të nderuar për një fjalë goje.

Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuar, edhe atë PS që ekzistonte e ka uzurpuar, e ka fshirë dhe prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia.

Në vitin 2017 më erdhi një deputete socialiste dhe më thotë me qenë se ti je zgjedhur për President, a ke kundërshtim të shkoj ambasadore në SHBA?

Jo i thashë se ti ke qenë ministre, vetëm të vij propozimi. Unë s’dua tha, por më thirri Edi dhe mu përgjërua dhe më tha të dua atje ambasadore.

I thashë kujdes se mos ta fut Edi se mos nuk të do për deputete, se ishte zëri i fundit parlamentar socialist që ngrinte probleme, jo i thashë se zonjë e nderuar vetëm të më vijë propozimi.

Ajo zonja e nderuar as ambasadore nuk u bë që mund të ishte bërë edhe ministre në vend të kukullave që janë sot, dhe as në Asamblenë e PS nuk u fut.

Se kemi të bëjmë me një skizofren që edhe një mendim ndryshe e shqetëson.

Mos u habisni kur t’iu japë urdhra kartonëve të vetë që mos të ngelet asnjë deputet se edhe një i vetëm të ngelet e tmerron e vërteta, se e tmerron firma që ka hedhur, për të blerë McGonigalët dhe për të vrarë pluralizmin.

Sipas tij, kjo është arsyeja që Edi Rama do të shkatërrojë pluralizmin se është i pashpresë, pasi e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm dhe idealistë se nuk krahasohemi dot as me shtetin më të ri në rajon, Kosovën.

Meta deklaroi se buxheti i Shqipërisë është 4.9 milionë euro, ndërsa i Kosovës 2.5 miliardë euro.

Në vijim tha se qeveria e ka mendjen për të demotivuar pedagogët dhe të rinjtë që duan ta shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe për këtë arsye injoron kërkesën e studentëve tanë që për shkak të rritjes së kostos së jetesës të kenë 100 euro në muaj siç e kanë studentët e Kosovës.

Kur rrëzohen institucionet ngrihet populli, kur ngrihet populli dhe vendoset llogaridhënia bien çmimet.

Ai është mësuar të shtyjë ditët duke ua futur shokëve, kështu ia futi Saimrit, Lefterit, tani i ka lajmëruar të gjithë se do ia fusë edhe Arbenit (Ahmetaj).

Ndaj ju ish-kolegë socialistë mblidhuni dhe jepini dënimin e merituar. Se populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij se pluralizmi do të vendoset.

Edhe një përshëndetje për doktorin dhe të gjithë ju për pasionin e jashtëzakonshëm, se si çdo demokrat dhe demokrat do punonte me 1/5 e pasionit të tij në këto 80 ditë që kemi përpara, nuk do ngelej asnjë bashki në hartën e Shqipërisë që të votojë për këta hajdutë që i patën të gjitha bashkitë vetë dhe i falimentuan gjysmat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy