
Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë katër terroristë të cilët po përpiqeshin të depërtonin në Izrael nga Libani.
Katër të dyshuarit po përpiqeshin të vendosnin një mjet shpërthyes pranë kufirit.
Si përgjigje, ushtria nisi një sulm ajror në zonë.
Më herët ushtria tha se kishte kryer sulme gjatë natës mbi objektivat “terroriste” të Hezbollahut brenda Libanit.
Që nga fillimi i luftës i shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, përleshjet në kufirin Izrael-Liban kanë shkaktuar rreth 10 të vdekur në anën libaneze, kryesisht luftëtarë, por edhe një gazetar të Reuters dhe dy civilë.



