Policia e Dusseldorfit ka arrestuar një burrë (36 vjeçar) pas sulmit me sëpatë në stacionin hekurudhor në të cilin u plagosën persona nga të cilët tre me plagë të rënda, transmeton koha.net.
I dyshimti, sipas kumtesës së fundit të policisë është me origjinë nga hapësira e ish- Jugosllavisë e me banim në Wuppertal, 28 kilometra larg Dusseldorf. Ai dyshohet të jetë person me probleme mendore.
Sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.
Polica ka gjetur sëpatën me të cilën është kryer sulmi.



