Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Alexander Alexandrovich, ka thënë se Serbia e ka qëlluar veten në këmbë, duke lënë të hapur mundësinë që Ukraina mund ta njohë Kosovën.
Reagimi i ambasadorit ukrainas vjen pasi Serbia votoi kundër Rezolutës së OKB-ve për shkeljen e të drejtave të njeriut në nga Rusia në Krime.
“Për këtë, ky qëndrim mund të kthehet kundër Serbisë dhe Ukraina mund të mos e njohë Kosovën si pjesë të Serbisë si kundërpërgjigje. Me fjalë të një proverbi anglez, Serbia e ka qëlluar veten në këmbë”, ka thënë ai në një intervistë për “New Serbian Political Thought”.
“Ka pasur një traktat në mes të SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, sipas të cilit Jugosllavia mbetej një shtet i unifikuar. Por sot, ky traktat nuk ekziston dhe Serbia do të copëtohet nga lojtarët e mëdhenj. Është tragjedi e politikës suaj neutrale. Është më mirë të zgjedhësh njërën anë në vend se të provosh të mbrohesh nga të gjithë. Për shembull, Ukraina sot është duke i korrur frytet e neutralitetit të saj”, ka thënë ambasadori, transmeton Koha.net.
Më 19 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e OKB-ve miratoi një Rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën Autonome të Krimesë dhe në qytetin e Sevastopolit.
26 vende, përfshi edhe Serbinë, votuan kundër këtij dokumenti.



