Rama, bizneseve të ushqimit: Është momenti që të harroni fitimin, bord për çmimet bazë të shportës

Rama, bizneseve të ushqimit: Është momenti që të harroni fitimin, bord për çmimet bazë të shportës

Kryeministrit Edi Rama në një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmerren nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, tha se duhet një qasje e ndryshme nga ajo e kohëve normale.

Rama tha se nuk beson tek ndërhyrjet në treg, por shtoi se kjo vlen për një kohë normale, siç ishte kriza organike e inflacionit në të gjithë botën, me një rritje të lehtë por jo të pandjeshme të çmimeve hap pas hapi.

Por ai nënvizoi se sot kriza nuk është organike, por e imponuar nga një agresion ushtarak i një fuqie të madhe ekonomike, në furnizimin e shumë lëndëve të para.

Kriza u shkaktua nga një sërë zhvillimesh të kësaj lufte që po krijojnë një destabilizim të tregut. Vështirësi është gjetja e tregjeve dhe zëvendësimi i tyre, por tani është momenti për të harruar fitimin dhe për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide të madhe që nuk e kemi zgjedhur ne dhe të mbështetjes së atyre që janë më në nevojë se ne që jemi këtu. Janë disa produkte bazë të shportës dhe këtu produkti më domethënës është vaji, që kanë kërcyer në çmim, jo pa arsye, por ku ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme për të manovruar me një ulje të çmimit për to.

Sipas kreut të qeverisë, vend për të ndërhyrë ka jo pak në këtë moment, teksa shprehu besimin se kanë të drejtë ekspertët të cilët mendojnë se ky momenti i parë alarmi që u krijua, ishte i pavitueshëm, por shtoi se nuk mund të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ai tha se nuk mund të bëhet eksperiment fitimprurës, me bindjen se “këta po vazhdojnë të blejnë”.

Kryeministri deklaroi se fakti që produkti nuk ka rënë, nuk do të thotë që situata është e tillë, ku të vazhdohet me këto çmime.

Rama paralajmëroi krijimin e një bordi të përbashkët për çmimet bazë të shportës, nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve.

Kush do vendosë çmime ndryshe nga ato të vendosura bashkërisht, nëse dikush do të lozë me çmimet, do të konfiskohet produkti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy