Dita e Verës/ Shefi elbasanas i kuzhinës: Ballokumja dhe revania, gatimet tradicionale të festës

Dita e Verës/ Shefi elbasanas i kuzhinës: Ballokumja dhe revania, gatimet tradicionale të festës

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, një traditë e qytetit të Elbasanit dhe një simbol i Ditës së Verës.

 Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes, duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve, përpunimi i tyre dhe, në fund, procesi i pjekjes, shpjegon shefi i kuzhinës, Tedi Çopja nga Elbasani.

Ai pohon për “Zgjohu me MCN”, se krahas ballokumes, ëmbëlsirë tradicionale ne Elbasan është edhe revania.

Dita e Verës është Vit i Ri për Elbasanin, ndaj edhe urojnë dhe gëzojnë në çdo momenti.

Gatimi i këtyre ëmbëlsirave nis që në ditët para festës, sepse ballokumja, që është mbretëresha e Ditës së Verës, nuk mund të përgatitet në moment. Është një proces i gjatë dhe kërkon shumë kujdes.  Elbasani ka një tjetër specialitet që nuk gjendet kudo që është revania.

Revania është një ëmbëlsirë që bëhet me miell misri, ka një teknikë gatimi të ndryshme nga ballokumja. Ajo kërkon më shumë ujë nga hiri, i cili duhet të kullohet mirë.

Është një recetë që duhet bërë me shumë kujdes, sepse mielli i misrit duhet përzierë saktë me grurë, dhe sasia e vezëve duhet të jetë e saktë, rreth 8-10 vezë për një kilogram miell, varësisht nga madhësia e vezëve.

Një tjetër sekret për të dyja këto ëmbëlsira është temperatura në të cilën gatuhen. Ballokumia dhe revania duhet të gatuhen në një ambient të ngrohtë.

Nuk mund të bëhen në temperatura të ftohta, sepse gjalpi nuk mblidhet siç duhet. Një tjetër traditë është se shumë amvisa e mbajnë tepsinë nën këmbë.

Ka një teknikë të veçantë të gatimit të ballokoumes, ta përziesh 40 minuta me dorë pastaj për pjekën e saj duhet temperatura konstante.

Përballë kësaj teknike të hollë të gatimit, ai ndan një sekret të veçantë për ballokumen, ajo mund të qëndrojë gjatë pa u prishur.  

Ballokumja është një ëmbëlsirë që mund të rezistojë shumë gjatë. E kam provuar vetë dhe kam lënë një pjesë për 6 muaj, dhe nuk prishet. Forcohet natyrshëm, por nuk dëmtohet.

Nuk është thjesht gatimi i ballokumes dhe revanisë, por kënaqësia që vjen nga ky proces dhe lidhja familjare që krijohet gjatë gatimit. Disa prej këtyre traditave po humbasin, por është e rëndësishme që t’i ruajmë ato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy