
Ka nisur protesta e qytetarëve para Bashkisë Tiranë. Kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë.
Gazetari Andon Kello bën me dije se të pranishëm në protestë janë Belind Këllici, Klevis Balliu, Tedi Blushi etj.
Pjesëmarrja është në shifrat e protestës së parë. Rruga Abdi Toptani është e bllokuar. Qytetarët janë me parulla në duar. Në protestë janë të pranishëm Belind Këllici dhe Klevis Balliu që po i japin udhëzimet e fundit qytetarëve.
Bashkia është zyrtarisht e mbyllur, jashtë janë vetëm punonjësit e policisë. Administrata është boshatisur, janë marrë masat që punonjësit të mos jenë brenda.
“O hajdut” po thërrasin qytetarët njëzëri para bashkisë.
Qytetarët thonë se kanë dalë në protestë kundër padrejtësive që i janë bërë atyre.
Sot protestojmë kundër padrejtësive!
Kryebashkiaku nuk bën asnjë punë, mbeti në televizor!



