Duka: Luli nuk na futi në lista se na donte fort, por sepse kishte hallin e vet

Duka: Luli nuk na futi në lista se na donte fort, por sepse kishte hallin e vet

Agron Duka tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se nga 2016 partitë e vogla nuk kanë marrë pjesë në asnjë garë pasi nuk kanë pasur mundësi. Kreu i PAA-së tha se Basha  e vendosi të dytin në listën e Durrësit pasi e kishte të domosdoshme pasi nëse ai dilte më vetë ai i prishte punë.

Nga 2016 deri më sot ne nuk kemi marrë pjesë në asnjë garë me sigël partie, s’kemi pasur mundësi. U bë marrëveshja e 17 majit dhe u futëm ke sigla, nuk hymë tek vendoret dhe tek fundit nuk hymë se u prishën koalicionet. Nuk kam hallin t’ju mbush mendjen se kam vota. Unë kam aq sa kam, kam qenë në disa beteja, kam marrë dhe 11 mijë vota në Durrës. Sistemi është i tillë.

Ka një logjikë numrash, interesat ishin të dy palëve, dhe ne kishim interes se mund të mos dilnim.

Rama nuk i ka përzënë partitë e vogla. PSD e ka aty, ka Qifen. Sistemi u bë i tillë që në nuk kishim mundësi të garosh. Unë kam qejf të garoj vetëm. E kishte të domosdoshme të më vendoste mua, se përndryshe dilnim vetëm dhe i prishja punë. Nuk ishte konformizëm, u prish koalicioni. Ne detyrimisht duhet të ishim atje. S' na futi Luli se na donte fort, Luli kishte hallin e vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy