
Presidenti Amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se po planifikon të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, e cila është në luftë kundër Rusisë. Pas mbërritjes në Portsmouth, Neë Hampshire, Biden u pyet nga gazetarët nëse planifikon të furnizojë Ukrainën me më shumë artileri.
Ai u përgjigj “po” përpara se të hipte në autokolonën e tij, sipas gazetarëve.
Ndërkohë, edhe Britania do të dërgojë më shumë artileri në Ukrainë
“Ai do të kthehet në një përplasje artilerie, ata kanë nevojë për më shumë mbështetje artilerie, kjo është ajo që ne do t’u japim, përveç shumë formave të tjera të mbështetjes”, tha Johnson në Dhomën e Komunave.



