
Pano Sako nga ‘Nisma Thurje’ në MCN Live ka folur për votën e diasporës për të cilën u shpreh se kjo i mundëson të gjithë shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike kudo janë.
Ai tha se vetë është skeptik për këtë nëse do jetë e mundur pasi duke e njohur Ramën si një kalkulator të mirë elektoral ai s’ka interes për këtë votë të diasporës sepse nuk e kontrollon dot duke qenë se ajo është një votë e lirë.
Sipas tij, PS ka funksionuar me mekanizëm kontrolli elektoral dhe nëse kjo nuk realizohet deri në fund të korrikut, atëherë s’ka për të ndodhur.
Vota nga jashtë i mundëson çdo shqiptari që është rezidentë jashtë Shqipërisë, por dhe ata që kanë shkuar për një javë apo një muaj ta ushtrojë votën e vetë dhe ta dërgojnë atë përmes një poste të huaj siç është për shembull DHL.
Por unë jam skeptik për këtë dhe ngërçin te kjo e shoh se pavarësisht entuziazmit skepticizmin e lexova dhe te sytë e Ilirjan Celibashit që është dhe njeriu që do merret me këtë. Skepticizmi vjen për arsye se s’ka një vullnet për të votuar shqiptarët jashtë Shqipërisë sepse ajo është një votë e lirë dhe një votë të lirë Rama që është dhe një kalkulator i mirë elektoral se kontrollon dot.
Janë pikërisht këta politikanë ata që e kanë kthyer Shqipërinë të tillë që ata të mos jetojnë dot këtu këta emigrantë që kanë zgjedhur të largohen. Unë dua që Shqipëria të mi ofrojë të gjitha kushtet për të qëndruar dhe nuk mi ofron dhe kjo më detyron të iki.
E dyta PS ka funksionuar me një mekanizëm të kontrolluar elektoral dhe këtë votë të diasporës se kontrollojnë dot. Aty janë tre drafte të votës së diasporës, si do organizohet, si do numërohet dhe pse këtu ka disa propozime palët nuk e di nëse do e çojnë para. Ky komision duket se po ecën me hapin e breshkës dhe kjo sepse atyre u mungon vullneti për ta bërë këtë punë.
Vota e diasporës është një nga hallkat më të rëndësishme të të gjithë sistemit dhe po nuk u bë deri në fund të korrikut atëherë ta harrojmë këtë votë të emigrantëve. Sa i përket pse jam unë skeptik, nëse do kishte diçka për të dhënë, Rama do e kishte thënë atë në një takim aq të madh dhe entuziast që ai bëri në Athinë. Ai do e kishte gjetur një moment në fjalimin e tij për ti thënë diçka.



