Situata nga Covid-19/ Mbi 600 raste të reja, humbin jetën 7 qytetarë

Situata nga Covid-19/ Mbi 600 raste të reja, humbin jetën 7 qytetarë

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit shtatë qytetarë. Gjithashtu, nga 4249 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.

Rastet pozitive u konfirmuan në këto bashki: 269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Ndërkohë, janë 6,907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i shpëtojnë sëmundjes  7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe.

Po ashtu, janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 629

Të shëruar në 24 orë 441

Të shtruar në spitale 153

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 4249

Testime totale 1,280,641

Raste pozitive 181,252

Raste të shëruara 171,475

Raste Aktive 6907

Humbje jete 2,870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3420

Fier 869

Durrës 746

Shkodër 466

Elbasan 277

Gjirokastër 209

Korçë 204

Berat 175

Lezhë 173

Vlorë 158

Kukës 136

Dibër 74

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy