
Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, vijon të jetë i prerë në lidhje me emigracionin. Në një postim në “Tuiter”, ai shprehet se Italia duhet të ndjekë modelin e Australisë.
“Italia nuk është kampi i refugjatëve në Europë. Me autorizimin tim, nga anijet nuk zbret askush”, ka shkruar ai.
Të njëjtin qëndrim, Salvini ka përsëritur në një intervistë për RTL.
“Objektivi im është “No Way” Australian. Asnjë emigrant i shpëtuar në det nuk shkel në Australi”, ka thënë ai. “Unë i përgjigjem mandatit që më kanë dhën italianët më 4 mars. Ata më kanë kërkuar më shumë siguri”, është shprehur Salvini.
“No Way” është fushata për parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Australi. Nëpërmjet saj, vitet e fundit qeveria australiane ka paralajmëruar të gjithë ata që synojnë të shkojnë në Asutrali në mënyrë të paligjshme se nuk kanë asnjë shans të qëndrojnë.



