Shkodër- Që në orët e para të mëngjesit, janë ushtruar kontrolle intensive në zonën e Dobraçit.
Mësohet se një person është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.
Po ashtu një automjet i dyshuar si i vjedhur është nën mbikëqyrjen e policisë.
Ende nuk është e qartë nëse aksioni lidhet me një urdhër-arresti të mundshëm nga SPAK.



