Pakti i 5 qershorit/ Maxhoranca miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita voton kundër (VIDEO)

Pakti i 5 qershorit/ Maxhoranca miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita voton kundër (VIDEO)

Komisioni i Ligejve ka miratuar sot marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik.

Gjatë mbledhjes së sotme, relatori i projektligjit, Alket Hyseni ka lexuar nën për nen amendamentet e dakordësuara nga opozita jashtë parlamentare në bashkëpunim me Damian Gjiknurin.

Hyseni nuk është ndalur në nenet specifike, duke mos shpjeguar përmbajtjen e tyre, por të gjitha propozimet morën 3 vota kundër të anëtarëve të opozitës së re në parlament, të cilët përkrahin nismën e ndryshimeve Kushtetuese të Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh me këto ndryshime Kodi Zgjedhor do të pasurohet akoma më shumë.

"Pro, 3 kundër, asnjë abstenim, miratohet edhe në tërësi projektligji. Falenderoj Gjiknurin dhe kolegët e tjerë për punën e shkëlqyer që është bërë qoftë në komisionin e posacëm, qoftë edhe për dakordësinë në Këshillin Politik, produkti u materializua. Kodi i ri zgjedhor është pasuruar" tha ai.

Gjatë mbledhjes për projektligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor ka pasur përplasje mes anëtarëve, për disa çështje.

E para ka qenë përfaqësimi gjinor në Komisone Zgjedhore dhe përdorimi i termit Gjykatë në një prej neneve.

Pas këtij miratimi, nisma e Kodit Zgjedhor është gati të shkojë në seancë plenare që mbyllet në fund të korrikut, për t’iu nënshtruar votimit final në rast se do të arrihen 84 votat e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy