
Debati për mundësinë e rikthimit ose jo të Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare, për anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko, është ende i kotë nëse nuk kandidon. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bejko aludoi se nëse Basha është i zoti të kapërcej veten dhe bëhen fitues “welcome” , nëse e shuan, e quajti një turp të madh për të. "Nëse Basha është i zoti ta kapërcej veten, rishpik vetveten dhe bëhet fitues, “welcome”. Nëse vjen dhe e bën partinë më të dobët se ç’është, e dobëson, e shuan, gjynah për ata demokratë, dhe turp për të që kthehet me këtë mendje".



