Policia holandeze gjeti sot në mbrëmje një furgon me targa spanjolle dhe që përmbante bombula gazi pas një koncerti roku që u anulua në Roterdam, në perëndim të vendit dhe që mendohet të kishte lidhje me një kërcënim terrorist, njoftoi Bashkia e qytetit.
“Nuk mund të përcaktojmë tani nëse furgoni me bombulat e gazit kishte lidhje me kërcënimin terrorist”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Roterdamit, kishte lidhje me koncertin Ahmed Aboutaleb në një konferencë shtypi duke shtuar se ka qenë policia spanjolle që ka paralajmëruar Holandën.



