
GJKKO do të zhvillojë sot në orën 11:30 seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë në gjykim.
Gjyqtarja Floreja Davidhi do të shqyrtojë kalimin e dosjes për gjykim për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.
Më 13 maj GJKKO rrëzoi kërkesën për përjashtimin nga dosja të gjyqtares Floreja Davidhi.



