Brnabiç: Rusia po bën sot atë që disa vende na bënë ne në vitin 1999 dhe 2008

Brnabiç: Rusia po bën sot atë që disa vende na bënë ne në vitin 1999 dhe 2008

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, thotë se vendi i saj u pozicionua në mënyrë të qartë ndaj konfliktit në Ukrainë, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Sipas saj, Serbia ka ruajtur “qasjen më të guximshme dhe qëndrimin më parimor” për çështjen e luftës në Ukrainë.

"Serbia ka zgjedhur jo vetëm rrugën e saj, por rrugën në përputhje me të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare. Nëse respektoni integritetin tuaj territorial, atëherë duhet të respektoni integritetin territorial të të gjitha shteteve të njohura ndërkombëtarisht. Ne e konsiderojmë shumë të gabuar shkeljen territoriale të Ukrainës”, tha ajo për Happy TV.

Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë. Brnabiç vlerëson se bota është në një situatë në të cilën rendi juridik ndërkombëtar bazohet në “sundimin e forcës” dhe zgjodhi të sillte si krahasim luftën e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj pas fitores së luftës me ndërhyrjen e NATO-s.  

Kur fuqitë e mëdha zgjedhin se cilën rezolutë të OKB-së të respektojnë plotësisht dhe cilën të shkelin, atëherë ekziston një rend juridik ndërkombëtar ku ju keni vetëm sundimin e forcës. Rusia sot po bën atë që disa vende të tjera na bënë në 1999 dhe 2008. Ata përdorin të njëjtat fraza, se duhet të luftojnë për të parandaluar gjenocidin e mundshëm”, citohet ajo nga B92.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy