
Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompat me ujë për të shpërndarë protestuesit duke demonstruar në fundjavën e dytë kundër rritjes së çmimeve të karburantit.
Përplasjet shpërthyen në Champs-Elysées pavarësisht një kordoni sigurie policore rreth zonave të rëndësishme në qendër të kryeqytetit francez.
Rreth 280.000 vetë morën pjesë në protestat që nisën të shtunën e kaluar (17 nëntor).
Rreth 3 mijë policë janë angazhuar për të ndaluar protestuesit të demostrojnë në vende të paautorizuara.
Të njohur si "xhaketa të verdha" pas veshjes së tyre të dallueshme, protestuesit kundërshtojnë një rritje të detyrimit të karburantit në naftë.
Disa mijëra demonstrues u mblodhën të shtunën në Champs-Elysées, ku ata u përplasën me një kordon policie të vendosur për t'i ndaluar ata që të mbërrinin në ndërtesa kryesore dhe në atë të vendodhjes së kryeministrit.
Është pjesë e një perimetri të madhe të forcuar në polici rreth zonave, të cilëve u është ndaluar të hyjnë.
Dhuna më e ashpër u bë në rrugën më të famshme në qytet ku një turmë e madhe bëri thirrje për dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.
Autoritetet thonë se deri tani nuk ka asnjë shenjë se demonstruesit kanë qenë në gjendje të hyjnë në zona të paautorizuara.
Videoja e postuar në mediat sociale tregoi fishekzjarre duke u hedhur në polici ndërsa protestuesit bërtisnin slogane duke bërë thirrje për dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.
Rreth 3,000 policë janë vendosur në qytet, ndërsa disa vlerësime sugjerojnë se 30,000 protestues kanë mbushur rrugët e kryeqytet.



