
Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me mundësinë e Partisë së Lirisë për të mos u pranuar në PSE, duke u shprehur se ajo nuk është një parti e majtë, pavarësisht se drejtuesit e saj vijnë nga radhët e PS.
Sipas tij, partitë politike shqiptare nuk kanë një ideologji kështu që nga pikëpamja e legjitimitetit, Kalemaj tha se nuk e di sa dëm mund ti shkaktojë ky ‘përjashtim’.
Natyrisht që nuk është lajm i mirë nëse nuk pranohet, duke marrë parasysh se është një nga grupimet më të mëdha, por ka dhe anën tjetër të medaljes që Partia e Lirisë, nuk është Lëvizja socialiste për Integrim e krijuar nga Ilir Meta. Sot PL mund të quhet një parti pragmatiste, populiste të qendrës por jo një parti e majtë pavarësisht se drejtuesit e saj vijnë nga e majta, Partia Socialiste. Por ky është transformimi i politikës shqiptare. Partitë politike shqiptare nuk kanë një ideologji kështu që nga pikëpamja e legjitimitetit nuk e disa dëm mund ti shkaktojë kjo. Po të marrim Melon, Cipras, lëvizje të tjera të ngjashme s’janë lëvizje kaotike që thonë çdo gjë dhe kalojnë brenda 24 orësh nga ekstremi i majtë në të djathtë. Po ta shohim Cipras, Meloni janë politikanë që kanë 20 vite në politikë dhe kanë qenë konsistent në politikë. Prandaj s’kanë qëndrueshmëri partitë politike në Shqipëri. Nuk kemi pasur parti të mirëfillta pragmatiste.
Ndërsa duke komentuar situatën e opozitës, Kalemaj deklaroi se asnjëra palë e PD nuk është duke bërë gjë për tu unifikuar.
Të gjithë janë të përçarë, kaotik dhe s’bëjnë asnjë përpjekje për të unifikuar qëndrimet. Pse nuk ulen dhe të bien dakord këto dy grupe të PD sa i përket reformës territoriale kur kanë kaq pak ndasi dhe i shërben të gjithë popullit. Pastaj vijmë te vendimi qesharak i deputetëve që mendojnë të presim të dalë vendimi i gjykatës. Ti je politikan duhet të mbash qëndrimet e tua politike. Është një draft problemi mbetet që opozita të unifikohet dhe kjo mbetet pa u bërë vetëm për mustaqet e Çelos.



