Ekstradimi i ruses/ Zhabina: Prokurorisë i duhet kohë për të këqyrur të gjitha materialet e gjetura në telefonat dhe hard disqet e tyre (VIDEO)

Ekstradimi i ruses/ Zhabina: Prokurorisë i duhet kohë për të këqyrur të gjitha materialet e gjetura në telefonat dhe hard disqet e tyre (VIDEO)

Autoritetet ruse kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e përfshirë së bashku me dy shtetas të tjerë në një incident në një uzinë ushtarake në Shqipëri, vitin e kaluar.

Më tej theksohet se nga prokurori është marrë kontakt me shtetasen ruse për të cilën kërkohet ekstradimi, Svetlana Timofeeva, e cila sipas njoftimit ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

Lidhur me këtë, gazetari Xhevair Zhabina, tha në “MCN live”, se dy gjëra çuan në arrestimin e tyre, mënyra se si ata reaguan gjatë ndalimit dhe fakti se Prokurorisë i duhen shumë më shumë kohë për të këqyrur të gjitha materialet e gjetura në hard disqet e tyre.

Nga të gjitha diskutimet që kam pasur më ushtarak dhe ish-ushtarak, uzina ushtarake në Gramsh, nuk është një nga objektet që mund të klasifikohet ndër objektet me siguri të lartë.

Porse, mënyra se si ata shkuan dhe filmuan dhe sa u gjeten në telefonat e tyre, në hard disqet e tyre, të bën të dyshoje se a kishin ardhur me një mision të veçantë, të bën të dyshojnë, sesa ata më tej kanë fotografuar edhe objekte të rëndësishme.

Ajo ka thënë se cenohet liria ime nëse ekstradohen në Rusi, për shkak të kritikave që ka dhënë për luftën ne Ukrainë.

Porse dy gjëra çuan në arrestimin e tyre në burg, mënyra se si reaguan ndaj dy ushtarëve që i sulmuan dhe tjetra është koha që i duhet Prokurorisë për të këqyrur të gjitha materialët që janë gjetur në hard disqet e tyre te laboratori, i Policisë Shkencore për ti analizuar. Dmth mungon kjo, për të dërguar dosjen në gjyq.

Përsa i takon nivelit të sigurisë në vend, gazetari Zhabina, vlerëson se ajo është rritur dukshëm pas sulmeve kibernetike që përgjatë vitit të kaluar ishin në top lajm.

Sipas tij, duhet transparencë me e lartë nga ana e qeverisë se sa është dëmi i shkaktuar nga ky sulm, e jo të arsyetohen me faktin se nuk është prekur infrastruktura kibernetike.

Niveli i sigurisë që nga muaji korrik është rritur shumë, jo vetëm me arrestimin e shtetasve rus dhe ukrainas, por edhe për shkak të sulmeve të mëdha kibernetik.

Nga njëra anë kemi shtetas rus që fotografojnë objekte me siguri të lartë, dhe nga njëra anë sulmet kibernetike.

Shqipëria është mes një zjarri që nuk e di si mund të zgjidhet pasi dëmi nga sulmi kibernetik është aq i madh sa ne ende nuk mund të llogarisim se sa është në total.

Porse në këtë aspekt, duhet një transparencë më e madhe nga ana e qeverisë se çfarë ka ndodhur saktë me sulmet kibernetike. Na është thënë që nuk është prekur infrastruktura kibernetike por ne shohim që kohë pas kohe Homelend Justice, po nxjerr dokumente edhe të bizneseve private dhe kjo tregon se ata kanë në dorë informacione të dorës së parë jo vetëm shtetërore por edhe të bizneseve.

Pra, duhet transparencë dhe jo të refuzojnë duke thënë që nuk ka ndodhur asgjë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy