
Reshjet e paprecedenta në Japoni u kanë marrë jetën mbi 100 personave, teksa bilanci rritet nga ora në orë për shkak të numrit të banorëve që rezultojnë të zhdukur. Përmbytjet përfshinë zonën perëndimore të Japonisë, kryesisht qytetin Kurashiki.
Mediat ndërkombëtare flasin për mbi 2 mijë persona të bllokuar, në pamundësi për t’u larguar nga zonat, ndërsa u rrezikohen jeta. Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterët dhe motobarkat për të evakuuar të bllokuarit, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit. Ndërkohë që në total numri i personave që duhen evakuar është rreth 2 milionë.
Kurashiki, një qytet me rreth 500 mijë banorë, është më i prekuri nga përmbytjet që shkaktuan reshjet e ditëve të fundit. Numri i vikimave është më i madhi në katër vitet e fundit. Spitalet e zonës kanë kanë jashtë funksionit pasi kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.
170 pacientë dhe staf mjekësor u evakuuan nga Mabi Memorial Hospital, ndërsa 70 të tjerë janë në pritje. “Është një betejë me kohën. Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën në terren”, tha kryeministri Shinzo Abe, i cili mblodhi urgjentisht qeverinë.



