Minimumi jetik, Qori: Duhet të shkonte të paktën 200 mijë lekë të vjetra për të jetuar dinjitetshëm

Minimumi jetik, Qori: Duhet të shkonte të paktën 200 mijë lekë të vjetra për të jetuar dinjitetshëm

Pedagogu Arlind Qori në emisionin të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar për minimumin jetik të shqiptarëve për të cilin u shpreh se ai nënkupton shumën që i duhet një personi për të mos jetuar si ‘qen’.

Ai tha se kjo nismë e nisur prej tyre kërkon 20 mijë firma dhe kanë një afat 3 mujor për ti mbledhur ato, ndërsa shtoi se deri tani kanë firmosur 3 mijë.

Minimumi jetik është shuma e të ardhurave që i duhet një njeriu për të mos jetuar në kushte qensh. Në këtë kuptim është ajo shumë që do i duhet gjithkujt për të mbuluar jetesën bazë. Në Shqipëri nuk është as i përcaktuar, as i detyruara dhe ajo që duhet të bëjmë fillimisht është ta përcaktojmë atë. Kuptimi ngushtë kërkon thjeshtë llogaritje për të jetuar jo qensh, këtu do kuptonin nivelin e dështimit të qeverisë. Ne nuk e kemi një llogari dhe as ligjin dhe pensioni, ndihma ekonomike nuk përcaktohen në bazën e të ardhurave. Na duhen 20 mijë firma, kemi një afat 3 mujor dhe deri tani kemi mbledhur 3 mijë firma. E para kjo qeveri duhet të përcaktojë minimumin jetik, dhe sot duhet të shkonte të paktën 200 mijë lekë të vjetra për person. Ky do ishte niveli minimal i të jetuarit dinjitetshëm. Ne kemi dërguar mjaft shkresa në shtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy