Bashkia e Tiranës ka premtuar se në shtator ushqimi në shkolla do të jetë falas për nxënësit. Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare dyshon te serioziteti i këtij premtimi.

Ajo që na bën të dyshojmë është se në planet buxhetore nuk ishte e parashikuar. Si erdhi ky premtim kur nuk jemi shumë larg kohës kur është diskutuar buxheti i Bashkisë së Tiranës? Ajo që ne dimë sot është shumë pak. Është thënë që do mbulojë nxënësit deri në klasën e pestë. Pra, format në të cilat do të implementohen nuk dihen akoma. Si do të arrihet të menaxhohet largimi dhe ardhja e nxënësve në një proces mësimor që mund të jetë i ndërthurur edhe me aktivitete të ndryshme. Pikëpyetjet mund të lënë hije dyshimi mbi seriozitetin e këtij propozimi.

Vjerdha shtoi se realiteti jashtë Tiranës është shumë larg atij në shkollat e kryeqytetit dhe kjo e bën akoma më të vështirë shtrirjen e një shërbimi të tillë në qytetet e tjera.

Nëse nisemi për ta implementuar realisht në të gjithë territorin, realiteti është krejt tjetër nëse del nga qendra. Kur sot mësuesit shkojnë e japin mësim, realiteti është krejt tjetër. Kjo e kthen arsimin në prioritet. Duhej të ishim sot në një pikë të caktuar. shpesh fokusohemi në projekte të lokalizuara. E vërteta është