Ukraina pretendon se anija ruse që transportonte grurë të vjedhur, është parë në Siri

Ukraina pretendon se anija ruse që transportonte grurë të vjedhur, është parë në Siri

Anija ruse e ngarkuar me grurë është larguar nga Krimea më 6 korrik, sipas të dhënave të MarineTraffic.com të analizuara nga Associated Press, pas ngarkimit të grurit ukrainas në Sevastopol dhe së fundmi është parë në Siri.

Kjo është akuza e ngritur nga ambasada e Kievit në Liban. Sipas ukrainasve, drithi është pjesë e asaj që forcat ruse kanë transportuar me kamion nga territoret e pushtuara.

Anija “SV Konstantin” kaloi Bosforin dhe arriti në qytetin turk të Izmirit në detin Egje.

Anija më pas ka kaluar në Mesdhe përgjatë bregut të Qipros përpara se të mbyllte sistemin e saj të identifikimit automatik, gjatë së dielës.

Imazhet satelitore të Planet Labs PBC të analizuara nga AP tregojnë anijen në brigjet siriane të Tartus të martën dhe të mërkurën. Gjatësia, gjerësia dhe pamja e anijes është analoge me imazhet e mëparshme të anijes të marra nga Planet Labs kur lokalizuesi i saj AIS ishte ende në veri të Qipros.

Sipas informacioneve tona, ‘SV Konstantin’ është ankoruar në Siri, me grurë të vjedhur dhe transportuar ilegalisht nga forcat pushtuese ruse në bord.

Kështu konfirmoi për AFP ambasada ukrainase në Bejrut.

Ngarkesa fillimisht ishte e destinuar për në portin libanez të Tripolit, shtoi ambasada, pa specifikuar portin sirian ku do të ankorohej “SV Konstantin”.

E kontaktuar nga Associated Press, ambasada e Ukrainës në Liban tha se besonte se anija kishte mbërritur në Siri.

Në bordin e kësaj anijeje ka drithëra të grabitura nga forcat pushtuese ruse në magazinat e vendosura në territoret e pushtuara të Zaporizhzhya, Kherson dhe Mykolaiv.

Misioni sirian në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia amerikane e lajmeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy