Nis në GJKKO seanca për dosjen e AKSHI-t, Karçanaj hesht para mediave (VIDEO)

Nis në GJKKO seanca për dosjen e AKSHI-t, Karçanaj hesht para mediave (VIDEO)

Ka nisur seanca në GJKKO ku do të caktohen masat e sigurisë për të dyshuarit për abuzimet te AKSHI, një dosje që po hetohet nga SPAK në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

 

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj me makinë policie dhe ka heshtur para mediave, ndërsa u pyet a kishte dijeni për pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe.

 

Po ashtu janë paraqitur vartësja e saj Hava Delibashi, zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili, si dhe biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta. Ndërkaq mungojnë biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të cilët janë larguar jashtë vendit para lëshimit të urdhër-arresteve. 

 

Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

"Gjyqtarja Fjorela Davidhi ka hapur seancën gjyqësore për të komunikuar masat e sigurisë. Mirlinda Kërcanaj është paraqitur me efektivë policie. Pyetjes së mediave nëse kishte dijeni për pengmarrjen e biznesmenit i është përgjigjur me heshtje. Avokatët kanë kërkuar kohë, pasi deri në këtë moment SPAK-u s’u ka vënë në dispozicion fashikullin, pasi e konsideron një sekret hetimor. Palët kanë të drejtë të njihen me provat dhe të japin deklarime nëse kanë interes të shprehen. Erion Ismaili është paraqitur me avokat, por nuk ka folur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy