Sherri në oborrin mbretëror/ Lala: Kallëzimi është bërë të martën, video ka dalë dje. Policia po heton se kush e ka shpërndarë

Sherri në oborrin mbretëror/ Lala: Kallëzimi është bërë të martën, video ka dalë dje. Policia po heton se kush e ka shpërndarë

Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu II dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave në vend dhe jashtë saj.

Gazetarja Klodiana Lala, tha në emision “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, se kallëzimi nga Leka i pretenduar për dhunë nga ish-vjehrri dhe ish-bashkëshortja u bë me datë 5 mars dhe video ka dal dje.

Sipas saj, policia po heton se kush është shpërndarësi i saj.

Princi Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën, më 5 mars i cili dyshohet se princi Leka ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 73 vjeç.

Tani policia ka nisur një hetim që të kuptoj nëse video është shpërndarë nga vetë poseduesi apo nga punonjësit e policisë.

Ai thotë se më ka goditur me një statujë me pas edhe bashkëshortja e tij dhe ai ka marrë celularin dhe e ka filmuar. Ky rast na tregon se dhuna nuk ndodh vetëm në familjet e varfra me probleme ekonomike, por edhe në ato familje, edhe pse posti është honorifik.

Princ Leka dhe Elia Zaharia me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy