
Analisti Genc Burimi në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se “Bordi i Paqes” nuk është për Gazën dhe është kjo arsyeja pse evropianët nuk bëhen pjesë.
Duke vijuar Burimi tha se Trump ka paraqitur një imitim të OKB-së ku drejtor tashmë nuk është Guterres, por vetë ai me mandat të përjetshëm.
Bordi i Paqes nuk është për Gazën. Trump ka paraqitur një bord si një imitim të OKB. Dalimi është që nuk është Guterres drejtor, por Trump me mandat të përjetshëm. Evropianët e quajtën qesharake prandaj nuk shkojnë. Gaza kishte 3 etapa, shkëmbimi i pengjeve. Etapa e dytë ishte çarmatosja e Hamasit. Kthimi i Gazës në riviera. Kaluan te etapa tre pa bërë të dytën. Izraelitët nuk donin të shkonin. Bordi i Paqes është 1% Gaza. Ky bord nuk e zëvendëson kurrë OKB. Do të ketë zyra, trupa paqeruajtëse, buxhet? Çfarë do ndodhë kur Trump të mos jetë më President i SHBA?
E shoh gjë të mirë. Të mos e ngatërrojmë Amerikën me Moskën. Ka gjëra që nuk jemi dakord, por nuk jemi armiq. Do të vazhdojmë të ndjekim atë që na propozojnë amerikanët, se ne s’kemi fuqi. Shqipëria dhe Kosova janë aleatë me amerikanët. Dhe Evropa do të vijojë me aleancën. Na krijohet një NATO evropiane. Së shpejti jo, se do të fillosh të prodhosh. Ka filluar ndërtimi.



