Artan Hoxha: Isha i pari që denoncova përdorimin e Encrochat dhe Sky nga krimi i organizuar

Artan Hoxha: Isha i pari që denoncova përdorimin e Encrochat dhe Sky nga krimi i organizuar

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka bërë akuza të forta figurave të larta shtetërore, duke u shprehur se ishte i vetmi që denoncoi përdorimin e platformave të komunikimit Encrochat dhe Sky, të cilat, sipas tij, janë përdorur edhe nga politikanë, gjyqtarë, prokurorë, dhe të tjerë.

Hoxha theksoi se denoncimi i parë për këto sisteme u bë në vitin 2020, përmes një artikulli në "Daily Express", ku u zbulua lidhja e tyre me aktivitetet kriminale.

Ai shtoi se të dhënat e siguruara nga këto platforma janë manipuluar dhe nuk mund të konsiderohen ende prova, pasi janë tjetërsuar nga autoritetet.

Ai përmendi edhe materialet e rëndësishme që ka siguruar për ngjarje të tilla si CEZ dhe Emiljano Shullazi, duke theksuar se ka denoncuar vazhdimisht ngjarje të rënda dhe korrupsionin në nivele të larta.

“Në këtë vend, vetëm unë kam dalë publikisht dhe askush nuk e njihte Encrochat dhe Sky. Në 2020 denoncimi i parë është bërë në Daily Express që këto përdoren nga krimi i organizuar.

Të dhënat e dala nga dosja janë të ndaluara me vendim të SPAK dhe i kanë tjetërsuar si kanë dashur dhe nuk janë ende prova.

Deri tani çfarë ke lexuar aty janë marrë dhe janë transmetuar si kanë dashur. Sky është mbyllur diku nga marsi. Ka funksionuar nga 2019-2021.

Ajo është përdorur jo vetëm në Shqipëri, por I është dashur edhe jashtë. Këtu e kanë provuar politikanë, gjyqtarë, prokurore, policë e kryetar bashkie. Ka qenë mjet komunikimi. Sot nuk është problemi kush e ka përdorur po ata që kanë qenë lart.

Ironia e fatit ishte që ditën që do shkoja për masën e sigurisë, shkova te SPAK dhe ndeshem me avokatët e Berishës dhe njëri nga ata më thotë “Po të këmbejnë kokë më kokë”. Unë kam sjell videon e 21 janarit, audion. Kush më ka shtyrë mua të bëjë këtë? Unë kam sjell materialet e CEZ DIA.

Në rast se denoncimet që unë kam bërë dhe denoncimi për Emiljano Shullazit që ndodhet në burg e kam bërë unë. Unë kam bërë shumë denoncime për ngjarje të rënda.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy