
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka rezultuar ditën e sotme pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë diplomati nëpërmjet një shënimi në rrjetin sociale ‘twitter’ ku shkruan:
“Pasi bëra testin, u konfirmua që kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Gëzoj shëndet të mirë, së bashku me familjen. Aktualisht ndodhem i karantinuar në shtëpi nga e cila po ndjek zhvillimet që kanë të bëjnë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.”
Soreca ka qenë shumë aktiv edhe gjatë pandemisë në daljet e tij, teksa shpesh ka marrë pjesë në ceremonitë e dhurimit të ndihmave që vinin nga BE. Ai regoi edhe kur kryeministri Rama tha se Europa kishte lënë në harresë Ballkanin Perëndimor kur vjen puna te vaksinat e COVID.



