Panairi i Librit vjen nesër me edicionin e tij të 25-të

Panairi i Librit vjen nesër me edicionin e tij të 25-të

Panairi i Librit 2022, çelet më 16 nëntor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë panair do të jenë gjithsej 97 stenda, në këtë edicion të 25-të të panairit dhe më shumë se 100 shtëpi botuese.

Një hapësirë e veçantë u është rezervuar edhe trevave shqipfolëse. Kosova vjen e përfaqësuar me tre stenda kryesore: me stendën e Institutit Albanologjik të Kosovës, me Shoqatën e Botuesve të Kosovës, si stendë më vete, dhe me “Dukagjinin”.

Maqedonia e Veriut ka një stendë më vete. “Logos” është shtëpi botuese e Shkupit, por sjell edhe botimet shqipe nga Tetova.

Mali i Zi përfaqësohet me një stendë tjetër që është ajo e Podgoricës, por vijnë edhe pak tituj të botuar në Tuz.

Në panair do të ketë edhe një shtëpi botuese italiane. Ajo është “Besa Muci”, e cila kryesisht ka në fokus botimin e letërsisë shqipe në italisht.

Përgjatë katër ditëve të panairit do të diskutohet për përkthimin, autorët e rinj, ku në fokus do të jetë edhe letërsia për fëmijë.

Ndërkohë që përmbyllja e festës së librit më 20 nëntor, do të jetë me çmimet letrare të panairit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy