
Bashkëkryetari i Nisma Thurrje Pano Soko tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka si qëllim të shkulë nga rrënjët Ramizmin dhe Berishizmin. Soko sqaroi dhe një herë që vendosja e familjarëve në listën e mbyllur është bërë që kandidatët të garojnë në listë të hapur, duke kultivuar në këtë mënyrë demokracinë ndryshe nga Shehaj e Qori që duan të heqin diktatorët për t’i zëvendësuar me veten e tyre.
Arlind Qori ka fut vëllain e vet në listë. Po e them për të treguar hipokrizinë. Nuk është karagjozllëk. Është përballje mes konceptesh. Lista e mbyllur u bë për të kultivuar autokracinë, lista e hapur është për të kultivuar demokracinë. Janë justifikime për të dalë faqelarë se pse ti ke zgjedhur si Berisha e Rama listat e mbyllura. Rama, Berisha, Shehaj e Qori janë me lista të mbyllura. Lufta e oligarkisë qenka që të hiqen këta oligarkë dhe të vijnë ata. Ata duan të heqin Berishën dhe Ramën dhe të vijnë ata. Ne duam të shkulim nga rrënjët Ramizmin dhe Berishizmin. Shumë mirë që nuk u bëmë bashkë. Ne kemi qenë për demokratizim jo për të zëvendësuar diktatorët me diktatorucë të rinj.



