Bello: Sfidë ruajtja e standardit. Duhet të shkojmë drejt një turizmi të qëndrueshëm gjithëvjetor

Bello: Sfidë ruajtja e standardit. Duhet të shkojmë drejt një turizmi të qëndrueshëm gjithëvjetor

Zëvendësministrja e Turizmit, Vilma Bello, për forumin ndërkombëtar të turizmit thotë se është një event që i kalon përmasat e Shqipërisë, për promovimin ku duam të shkojmë dhe çfarë duam të arrijmë dhe bën të ditur se u organizua në bashkëpunim me organizatën botërore të turizmit.

Nga studio e MCN Economy, Bello bëri të ditur se në forumin e turizmit morën pjesë 300 pjesëmarrës nga 38 vende të ndryshme të botës.

Sipas saj, Shqipëria tashmë nuk është vetëm në kuadrin e një promovimi të ngushtë, pasi i ka tejkaluar kufijtë dhe realizimi i një eventi të tillë tregon se ku duam të shkojmë.

Emri FESTA, është akronim dhe lidhet me të ardhmen e qëndrueshme të turizmit në Shqipëri. Viti që lamë pas ka qenë një nga vitet më të mira të zhvillimit të turizmit 2022.

Në objektivat tona ka qenë 7.5 milionë turistë në vitin 2022 dhe ka qenë viti më i mirë për numrin e turistëve.

Për shqiptarët e larguar se sa harxhojnë, nuk duhen targetuar në sensin negativ, se njerëzit lëvizin.

Jemi drejt konsolidimit të një sektori vit pas viti. Por numrat dhe problemi me standardet se ku duam të shkojmë.

Pjesa që lidhet me numrin e turistëve që vijnë dhe ikin, ka shumë shqiptarë që i bëjnë pushimet në Shqipëri dhe shumë të tjerë që lëvizin dhe ikin.

Për fat të mund dhe të lëvizin.

Bello shtoi se në të gjitha reagimet e të ftuarve që morën pjesë, përpos pjesës së reagimeve pozitive që lidhen me imazhin e Shqipërisë, citoi moton e forumit “Gjithçka që ju duhet e keni këtu”.

Sipas saj, kërkesë insistuese e të ftuarve ishte që ngjarje të tilla të zhvillohen çdo vit.

Shqipëria duket si ai vendi i fshehur i vogël. Edhe më pak se 15 vite kemi që flasim për nocionin real të turizmit.

Turizmin nuk e bëjnë shifrat në gjykimin tonë dhe nuk synojmë të shkojmë në një numër të pamenaxhueshëm të turistëve, por të ruajmë standardin dhe duhet të shkojmë drejt një turizmi të qëndrueshëm gjithëvjetor.

Shpallja e Vjosës park kombëtar, nuk lidhet vetëm me ruajtjen e tij, por për t'i dhënë zhvillim këtyre zonave, për të zhvilluar ekonominë.

Shqipëria është kthyer në një destinacion shumë të kërkuar. Turizmin e bën në terren sektori privat, ne si poltikëbërës jemi aty për politikat mbështetëse.

Sfida jonë janë standardet dhe të mos flasim vetëm për turizëm me sezone. Ka disa nënsektorë ku kanë nisur investimet. Paneli i agroturizmit është nënsektor i ri, ku janë iniciativa private.

Por me bërjen e një kuadri ligjor, ka nevojë patjetër për përmirësime. Sektori privat ka sfidë që ka të bëjë me lidhjen me prodhimet e zonës, me punësimin e banorëve të zonës.

Menaxhimi i burimeve njerëzore është një nga sfidat, sa për sektorin privat edhe për atë publik.

Nëse do e shohim turizmin si profesion, dhe turistin si aset, arrijmë të kuptojmë se turizmi mund të na përfshijë të gjithëve.

40% e turistëve gjatë vitit 2022 kanë shkuar në zonat malore, nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë.

Kjo është një e dhënë motivuese, për të vijuar investimet në infrastrukturë ku këto zona vazhdojnë të kenë nevojë.

Zv.ministrja shtoi se mbështetja e shtetit në strukturat akomoduese është bërë prej vitesh dhe së dyti janë shmangur nga taksat dhe TVSH pikat e agroturizmit.

Bello tha se është investimet në këtë sektor janë një drejtim i mirë, në mënyrë që të shkosh në destinacione më shpejt, të bësh shtigje për turizmin e natyrës dhe se të gjitha këto shkojnë në përfitim ekonomik të sektorit privat.

Nga 400 pika të agroturizmit në Republikën e Shqipërisë janë certifikuar pranë Ministrisë së Turizmit vetëm 10% e tyre.

Ndërsa për strukturat akomoduese ulja e taksës 6% është bërë pikërisht për këtë arsye, që të rritej formaliteti.

Sigurisht që pati përmirësim, vit pas viti të mundet që brenda kuadrit ligjor, monitorimit dhe promovimit të një politike, ka një përfitim më të madh edhe të strukturave akomoduese.

Kur vijnë në një rrugë formalizimi ka dhe forma të tjera se si mund të përfitojnë.

Për pjesën e formalizimit është një proces që as nuk fillon në një moment të caktuar dhe as përfundon në një moment se lidhet me kategorizimin dhe klasifikimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy