
Disa ditë më parë kryeministri Rama tha se do të rriten pagat e zjarrfikësve, por pa dhënë detaje. Por problematikat e tyre janë të shumta dhe vetë zjarrfikësit kanë kërkesa specifike sa i takon pagave dhe kushteve të tyre të punës.
Lidhur me këto kërkesa në studion e lajmeve në MCN Tv, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve Bledar Bajrami bëri të ditur se paga e tyre nuk është e mjaftueshme, duke marrë parasysh këtu edhe vështirësitë e shumta të punës.
Ai tha se drafti i hartuar nuk ka hyrë ende në fui, ndërsa theksoi se as paga e orëve të natës nuk paguhen të plota.
Paga fillon me 370 mijë lekë dhe një zjarrfikës me 25 vite pune merr 55 mijë lekë jo më shumë, shtuar këtu gradat dhe vështirësitë. Na mohohen orët e punës natës. Nëpër rrethe nuk zbatohet as VKM dhe as ligji që qëndron pas kodit të punës. Ne kemi dhe inspektoratin e punës që nuk bën asnjë kontroll nëpër bashki për nivelin e pagave. U bë një komision në 2021 kryetare ka qenë Elena Pici, ishin dhe 15 drejtorë. U argumentua nga anëtarët e sindikatës se sa duhet rritur paga dhe pse. U dakordësua për orët e natës, u miratua dhe pastaj drafti humbi nëpër se di ku. Ka bashki që paguajnë që nuk paguajnë dhe nga ato bashki që japin gjysmë. Lezha përsh nuk paguan orët e natës. Drafti i hartua ka mbetur në ministrinë e financave dhe nuk kemi marrë asnjë informacion.
Më tej ai bëri të ditur se mosha e tyre e pensionit është 65 vjeç dhe meqë janë me status del u del diku 150 mijë lek më shumë se një tjetër person në pension.
Kërkojmë kushte standarde dhe këtë jo vetëm për vete por dhe për tu ardhur në ndihmë njerëzve sa më shpejt. Mundësi për makineri, zjarrfikëse dhe helikopterë pse jo. Me çantat e shpinës dhe lopatat ok, po nuk e fik dot as Amerika dhe Kanadaja zjarrin 20 metra të lartë me ato kushte. Në rast të një tërmeti të fuqishëm është e vështirë menaxhimi nga ana e zjarrfikësve. Kemi problem me drejtorinë e zjarrfikësve, nuk kemi pasur një drejtor, në përgjithësi kanë qenë drejtor të komanduar.
Në fund ai theksoi se do presim kryeministrit njëherë për rritjen e pagave dhe pastaj do bëjmë peticion për një takim që ta informojmë.
Duam një drejtor të na përfaqësojë. Në të kundërt do veprojmë me mjete demokratike, protesta. Ne sugjerojmë kryeministrin të marrë në konsideratë draftin e krijuar tashmë sepse me këto kushte 30% e shërbimit të zjarrfikësve janë larguar nga vendi se nuk jetojnë dot me 370 mijë lekë rrogë. Kjo qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk është rritur as 1 lekë paga e zjarrfikësve. Është hequr dhe e shtuna e diela e cila paguhet si ditë normale pune. Një zjarrfikës bën punën e 6 punonjësve, pra mungon stafi dhe kushtet standarde për ti shërbyer qytetarit.



