Princesha Anne është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për tronditje dhe lëndime të lehta në kokë.
Motra 73-vjeçare e Mbretit Charles, një kalorëse olimpike, ishte duke ecur në pronën e saj në Gatcombe Park në Gloucestershire kur u lëndua.

Mësohet se ajo ishte duke bërë një shëtitje në mbrëmje me kuaj kur u lëndua me plagë të lehta në kokë. Shkaku i dëmtimit të saj në kokë është ende i pakonfirmuar.
Bashkëshorti i Anne, zëvendësadmirali Sir Tim Laurence dhe fëmijët e saj, Zara Tindall e Peter Phillips, ishin të gjithë në pronë në kohën kur ajo u plagos.

Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe princeshës iu dha trajtimi përpara se të dërgohej në Spitalin Southmead në Bristol për analiza, trajtim dhe vëzhgim.
Angazhimet e Anne, këtë javë, janë shtyrë me këshillën e mjekëve të saj. Ajo nuk do të vizitojë më Kanadanë dhe nuk mund të marrë pjesë në një banket në Pallatin Buckingham.



