Resorti në Sazan/ Guri: Po jepet me qira sovraniteti. Muçi: Manovër politike e Ramës

Resorti në Sazan/ Guri: Po jepet me qira sovraniteti. Muçi: Manovër politike e Ramës

Sazan Guri, ambientalist, dhe Redi Muçi, deputet i ”Lëvizjes Bashkë”, komentuan në studio projektin e miratuar për ndërtimin e një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit. Guri u shpreh se çdo vendim lidhur me ishullin dhe zonën përreth duhej të ishte konsultuar më parë me qytetarët shqiptarë. 

 

Ndërkohë, Muçi tha se marrëveshja është bërë larg vëmendjes, siç bëhen gjithnjë marrëveshje të kësaj natyre. 

 

Redi Muçi 

 

Kemi të bëjmë me një manovër për përfitime politike nga ana e kryeministrit. Çdo koncesion çdo tokë publike ose shtetërore duhet t’i nënshtrohet garës. Projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet lokale dhe mjedisi përreth. Por këto marrëveshje mbyllen nëpër skuta, jashtë vëmendjes.

 

Po e trajtojnë vendin si të ishte shkretëtirë. Si në kohën e kolonizatorëve. Zona të tilla janë kthyer në enklava ekskuzive. Pra, funksionon logjika e përjashtimit të qytetarit të thjeshtë. Sa i përket ujit, ekziston një marrëveshje e përfolur mes Ramës dhe Giorgia Melonit për ta marrë ujin dhe për ta çuar në Itali. Këtë ujë që Shqipëria e ka, këto rezerva po i zbraz.  

 

 

Sazan Guri

Kemi një investim turistik në një sipërfaqe. Presidenti ka liruar të gjithë ishullin nga të qenit pjesë ushtarake. E vërteta nuk është ajo që ne shohim. Është ishulli që futet në këtë qorrsokak për 99 vjet. Qeveria nuk i përfshiu qytetarët, të cilët nuk i ka pjesë të vendimmarrjes. Ai i ka pjesë të përçmimit. Ky e paska pasur Shqipërinë bahçe. Të njëjtën gjë thotë edhe Berisha: Nuk e kam problem se ia kam dhënë njëherë vetë. Ata e kanë menduar që do të marrin 4800 litra ujë në sekondë nga Syri i Kaltër. Ai 5400 litër ka kapacitetin. Nuk do t’i japë asnjë pikë ujë Vlorës e poshtë. 

 

Sovranitetin po e japin me qira. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy