PD i kërkon Metës largimin e Ballës nga drejtimi i Komisionit të CEZ-it (LETRA)

PD i kërkon Metës largimin e Ballës nga drejtimi i Komisionit të CEZ-it (LETRA)

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të cilit i kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga drejtimi i Komisionit Hetimor për CEZ-in. Kjo kërkesë argumentohet me faktin se, sipas demokratëve, kreu i komisionit është në konflikt interesi me ish-kryeministrin Berisha, i cili është thirrur në komision në cilësinë e personit në dijeni të çështjes që po hetohet nga komisioni.

Sipas demokratëve, Balla është debitor ndaj djalit të Berishës në vlerën 1 milion lekë, me vendim të dy shkallëve të gjyqësorit për shpifje.

Deputetët demokratë e bënë këtë kërkesë edhe gjatë mbledhjes, por ajo u refuzua me shumicë votash.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy