Menaxhimi i mbetjeve urbane, Filo: Qytetarët do gjobiten për hedhje të mbeturinave (VIDEO)

Menaxhimi i mbetjeve urbane, Filo: Qytetarët do gjobiten për hedhje të mbeturinave (VIDEO)

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo në një intervistë për MCN TV u shpreh se situata nga moti i keq në Korçë paraqitet e qëndrueshme, ndërsa shtoi se strukturat janë duke e monitoruar situatën.

Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, Filo tha se megjithëse Korça u cilësua si një nga qytetet më të pastra ajo ende ka problematika dhe për to është duke u punuar. Ndërkohë bashkia Korçë është duke punuar për krijimin e një rregulloreje që do të përfshijë dhe gjoba për qytetarët që hedhin mbeturina.

Përsa i përket një rritje të mundshme të tarifës së pastrimit, Filo tha se bashkia Korçë nuk do të bëjë diçka të tillë për këtë vit, pasi në vite të mëparshme ka rritur gradualisht tarifën.

Intervista e plotë:

-Z. Filo, ndalemi fillimisht tek situata e krijuar nga shirat. Cilat janë problematikat me të cilat po përballeni aktualisht?

-Strukturat janë në terren për të monitoruar situatën. Për momentin nga info që kemi nuk raportohet për situata problematike nga reshjet, por jemi në monitorim ende.

-Z. Filo, cilat janë masat që ju si bashki keni marrë dhe a ka një koordinim edhe me institucionet e tjera për përballimin e situatës?

-Jemi në kontakt me emergjencat civile dhe jemi në koordinim dhe insti të tjera si OSHEE dhe drejtorinë e mirëmbajtjes së rrugëve.

-Z. Filo, ndërrojmë pak argument dhe ndalemi tek pastërtia e qytetit dhe menaxhimi I mbetjeve. Bashkia Korçë është një nga bashkitë më të pastra. Si e ka zgjidhur bashkia juaj pastrimin e qytetit?

-Para disa javën patëm takim në kryeministri dhe u caktua një prioritet menaxhimi i pastrimit të territorit. Pavarësisht se Korça u dha si rast pozitiv dhe ne kemi problematikat dhe ka vend për përmirësim. Kemi evidentuar disa çështje që kanë nevojë për përmirësim. Kryesisht është pastrimi i disa hotspoteve dhe kemi evidentuar këto pika të nxehta dhe kemi filluar aksion për pastrimin e tyre. Jemi duke diskutuar për vendosjen e penalizimeve për personat që shkelin këto rroga. Jemi duke miratuar një listë me gjoba për ata që hedhin mbeturinat. 

-Deri më tani, bashkitë Lezhë, Gjirokastër dhe Elbasan kanë konfirmuar se do të rrisin tarifën e pastrimit. Do e ndërmerrni ju një hap të tillë?

-Ne për ketë vit nuk kemi miratuar ndonjë rritje e tarifës së pastrimit. Është miratuar projekti për vitin 2022. Ne në vite të mëparshme kemi bërë një rritje graduale të tarifave, ndërkohë për këtë vit nuk e kemi parë të arsyeshme. Menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe në ligj përcakton bashkitë përgjegjëse për funksionin e kësaj detyre dhe është përgjegjësi e jona dhe nuk mund ti shmangemi. Kjo zgjidhje nuk mund të vijë vetëm nga bashkia, por kërkohet dhe bashkëpunimi i qytetarëve. Duhet ndërgjegjësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy